Law dëshiron të pushojë për festa

Aktori duket i lodhur pasi kaloi disa muajt e fundit në teatrin Broadway duke performuar Hamletin, para se të promovojë filmin e tij të ri “Sherlock Holmes”.
Andaj, e vetmja gjë që ai dëshiron për festa është të qëndrojë shtrirë në plazh me djemtë e tij Rafferty, 12-vjeçar, dhe Rudy, shtatëvjeçar, si dhe me vajzën Iris, nëntëvjeçare.
“Zakonisht përpiqem t’i dërgoj fëmijët diku për aventurë, por të jem i sinqertë jam tepër i lodhur andaj vetëm do të shkojmë dhe do të qetësohemi në plazh”, ka thënë Law./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































