Larsson: Ronaldo i pafat që luan në epokën e Messit

“Nuk mendoj se ka shumë dallim mes atyre dyve sepse që të dy janë lojtarë të mëdhenj. Ronaldo është i pafat që po luan në epokën e Messit. Ai është lojtarë shumë i mirë, por Messi është edhe më i mirë”.
“Messi e ka fituar Topin e Artë disa herë këto vitet e fundit. Katër herë radhazi për të qenë më i saktë”.
“Ai nuk është i kësaj bote. Ai është aq i mirë sa që është e pabesueshme. Kur e shoh atë me top në këmbë, e kam të vështirë të besoj se edhe dikush tjetër mund të luajë si ai. Ai është lojtar fantastik për sy”, ka thënë Larsson për Xarxa./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































