LAJMI I FUNDIT:

Larja e tepërt e lëkurës nuk sjell gjë!

Larja e tepërt e lëkurës nuk sjell gjë!

Përkundrazi, mund të ketë madje efekt negativ, sepse lëkurës i prishet ekuilibri.

Këshillohet pastrimi lëkurës në mbrëmje, duke përdorur në rast të lëkurës së yndyrshme, një xhel pastrues të butë dhe në rast lëkure të thatë, një qumësht pastrues. Më në fund shpëlaje fytyrën me ujë të ftohtë pasi kështu tkurren enët e gjakut dhe njëkohësisht stërviten. Në mëngjes mjafton kryesisht larja me ujë të pastër të ftohtë. Vetëm nëse lëkura është tepër e yndyrshme, duhet përdorur një produkt pastrues, por kujdes asnjë sapun.

Në rast se keni lëkurë me tendencë për puçrra, parandalimi më i mirë është që lëkura të trajtohet sipas nevojës. Nuk duhet absolutisht të mbiyndyrohet apo tejthahet. Lëkura tepër e lodhur krijon një maskë prej acidi hyaluronik. Parandalues për këtë vepron zinku. Tabletat (të paktën 15 mg në ditë) mund të merren si kurë për 6-7 javë.

Kujdes! Në rast aknesh bëhet fjalë për sëmundje të lëkurës, që vjen nga brenda, pra është hormonale e gjenetike dhe nuk ka të bëjë aspak me pastërtinë. /Telegrafi/