LAJMI I FUNDIT:

Largohet nga puna pse luante FarmVille

Largohet nga puna pse luante FarmVille

Dimtri Kerin, anëtar i parlamentit lokal të qytetit bullgar Plovdiv në një diskutim me kryetarin e qytetit Ilko Iliev, u zbulua duke luajtur FarmVille në Facebook.

Kerin po e punonte tokën e tij virtuale, edhe pse atë e kishin paralajmëruar kolegët se nuk duhet të lidhë llaptopin e punës me internet.

Me propozim të kryetarit të parlamentit lokal Todor Hristov, deputetët votuan për statusin e Kerinit. Me vendimin e 20 deputetëve, ai u largua nga puna, ndërsa kundër largimit të tij ishin 19 deputetë.

“Me siguri i duhet më shumë kohë të punojë fermën virtuale”, tha Hristov.


Kerin nuk u largua nga seanca pa bërë zhurmë. “Kam arritur deri në nivelin 40, ndërsa kolegia ime dhe anëtarja e kryesisë nga partia djathtiste, Danieal Zehlyazkova, arriti deri në nivelin 46”, tha Kerin. /Telegrafi/