Ngjarjen e ka konfirmuar për Kosovapress, shefi i operativës në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.

Sipas tij, policia ka regjistruar rastin në mëngjesin e së mërkurës.


“Patrullat policore, gjatë kryerjes së detyrave të tyre, kanë vërejtur të mërkurën rreth orës 5:00 të mëngjesit se nga kalaja e Zveqanit mungon flamuri serb. Në lidhje me këtë është kontaktuar prokurori dhe rasti është regjistruar si nxitje e urrejtjes nacionale dhe fetare”, ka thënë Bojiq.

Ndryshe, flamuri i Serbisë që ishte vendosur nga serbët në majën më të lartë të kalasë menjëherë pas luftës, ishte hequr edhe njëherë gjatë vitit 2012 dhe në vend të tij ishte vendosur flamuri shqiptar. /KP/