LAJMI I FUNDIT:

Largime të reja në Nokia

Largime të reja në Nokia

Nokia në ditët në vijim planifikon të bëj publik edhe një raund të largimeve për shkak të afarizmit të dobët dhe rënies së shitjes së pajisjeve.

Punën tani do ta humbin 3,500 punëtorë të Nokias, prej të cilëve pjesa më e madhe (2,200) letrat për largimin do ti marrin për shkak të mbylljes së fabrikës rumune në Cluj.

1,300 të tjerë do të largohen nga departamenti Location & Commerce të kompanisë, i cili përfshin edhe kompaninë e navigacioneve Navteq. Largimet e reja nuk janë pjesë e planit të Nokias për kursime nga muaji prill i këtij viti, i cili përfshinte largimin e 4,000 të punësuare ashtu që kompania të kursente një miliard euro.

Në krye të Nokia Siemens Networks tani vjen Jesper Ovesen, i cili zëvendëson ish CEO-në e Nokias Olli-Pekka Kallasvu, ndërsa është paralajmëruar edhe investimi nga 500 milion euro nga ana e të dyja kompanive (Nokia dhe Siemensi) në këtë joint-venture. Pas largimeve të fundit aksionet e Nokias kanë rënë për 1.1 për qind në 4.132 euro. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji
Musk zbulon versionin beta të X TV, karakteristikat kryesore dhe këshillat e përdorimit

Musk zbulon versionin beta të X TV, karakteristikat kryesore dhe këshillat e përdorimit

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Teknologji
Kalo në kategori