Laporta: Kemi mundur ta blejmë Ronaldon

Agjenti i sulmuesit portugez, Jorge Mendes, ia kishte ofruar Barcelonës shërbimet e Ronaldos që në verën e viti 2003, por klubi nuk kishte mjete financiare të mjaftueshme për ta blerë atë, pasi i kishin shpenzuar në blerjen e lojtarëve të tjerë.
“Mendes na ofroi Cristiano Ronaldon kur ai ende ishte nën kontratë me Sportingun. Ne kemi punuar shumë me Jorgen atë kohë”.
“Kemi mundur ta blejmë Ronaldon për një çmim më të vogël se që pagoi Manchester United për të. Sidoqoftë, ne veçse kishim nënshkruar me Ronaldinhon, Quaresman dhe Marquezin dhe kështu që patëm mungesë të mjeteve financiare për ta blerë atë”, ka thënë Laporta për Onda Cero./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































