Edhe pse u bë shumë tollovi pranimi i Kosovës si shtet në Kampionatin Evropian për Xhudo më në fund ka ndodhur ajo që është pritur.

Më në fund ka ardhur edhe pranimi i plotë dhe Kosova do të marrë pjesë në kampionatin evropian të xhudos si shtet i pavarur.


Këtë gjë e ka konfirmuar trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Driton Kuka nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Në Evropian për Kosovën!. Ekipi ynë u lejua të prezantoj shtetin tonë në Evropian që filloi në Rusi”, shkroi Kuka. /Telegrafi/

telegrafi sport app