Këngëtarja e hitit “Telephone” kishte rezervuar një hotel për gjithë stafin e saj, mirëpo mahniti fansat e saj, kur ajo u kthye me një truproje, ku së bashku me autobusin shkuan në një parking të një vetëshërbimi, duke kaluar dhe natën në autobus.

“Ishte vërtetë e çuditshme. Të gjithë shkuan në hotel në mënyrë normale. 15 minuta më vonë, ngasësi, njëri prej stafit të Gagas dhe truproja u kthyen, duke kaluar në rrugën West Cromwell Road Tesco në ora 3:30 të mëngjesit. Ata u ndalën në një parking dhe Gaga urdhëroi të fiken dritat, ku më pas e kaloi natën”, tha një burim. /Telegrafi/