Kylie Jenner u dha fansave një vështrim të dhomës së saj të ndenjes, e cila përfshin një bar, një televizor gjigant dhe një tavolinë.
Ylli i “The Kardashians” – që banon në një rezidencë mbi 30 milionë euroshe në Los Angeles – iu përgjigj një fansi në TikTok që kërkoi një ‘turne nëpër shtëpi’.
“Unë do të iu tregoj se në cilën dhomë jam, jam në barin tim tani”, tha Jenner.
Në një pjesë tjetër u panë shishe të ndryshme alkooli, që janë të renditura në këtë pjesë të shtëpisë.
“Më pëlqen sepse ka këtë dritë të bukur”, tha Jenner, 25-vjeçe.
Themeluesja e “Kylie Cosmetics” më pas e hodhi kamerën nga bari në dhomën e ndenjes.
“Kjo është dhoma ime e ndenjes”, shtoi tutje zeshkania.
Në të dukej një dysheme druri e stilit chevron dhe kishte një divan të gjatë drejtkëndor të bardhë.
Dhoma përballej me një oxhak gri të errët – për të cilin Jenner ka shpërndarë më parë video.
“Dhe pianon time të cilën do të mësoj të luaj”, tha në vazhdim Kylie.
Ajo bleu pronën e re me shtatë dhoma gjumi dhe 10 banja në Holmby Hills në vitin 2020 për 30 milionë euro. /Telegrafi/
@kyliejenner Replying to @habibi ♬ original sound – Kylie Jenner