Kylie Jenner së fundmi ka qenë duke shpenzuar kohën me familjen e saj, ndërsa festoi edhe ditëlindjen e tretë të vajzës, Stormi.

Derisa po qëndron e zënë me pushimet e shumta, ajo përkujdeset edhe që të duket e bukur, shkruan Daily Mail.


Gjatë ditës së djeshme (e hënë) ajo pati rastin që të mahnit miliona ndjekës përmes disa imazheve.

39057616 9239635 image m 37 1612853814029

Bukuroshja brune përmes telefonit ka realizuar disa fotografi para pasqyrës, me ç'rast ka theksuar tiparet e bujshme trupore.

Veshja e saj ishte tërësisht e ngushtë dhe me ngjyrë të zezë, kurse kishte shpalosur pjesën në barkun e sheshtë.

39057620 9239635 image m 38 1612853879602

23-vjeçarja përndryshe kishte përdorur edhe një 'filter' të rrjetit social Instagram, ndërsa i dilnin krah të zeza mbrapa.

Sidoqoftë kësaj, sa i përket jetës private, tashmë po flitet se ajo dhe Travis Scott do të ribashkohen.

39057618 9239635 image m 39 1612853897658

Aludime të tilla kanë ardhur si pasojë e afërsisë së tyre, gjatë festë për ditëlindjen e tretë të Stormit. /Telegrafi/