Kylie Jenner shkëlqen me veshjen e veçantë para se të darkojë në Nobu me motrën Kendall

Ajo ka qenë e njohur për të bërë lëvizje të guximshme me zgjedhjet e saj të modës.
Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme (e hënë), Kylie Jenner nuk ka zhgënjyer, shkruan Daily Mail.
23-vjeçarja u shfaq me veshjen e saj më të fundit tërheqëse - një veshje e gjallë me ngjyra nga Pierre Louis Auvray.
Ajo edhe në Instagram kishte ngacmuar fansat me të njëjtën veshje, imazhe të realizuara në rezidencën e saj në Holmby Hill.
Një dalje në mbrëmje ishte për shkak se Kylie kishte planifikuar të darkonte në Nobu me Kendall Jenner.
Themeluesja e Kylie Cosmetics dëshironte të dallohej nga turma me një xhaketë me ngjyra si të galaktikës, teksa u pa edhe me një çantë Hermes. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/03/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































































