LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner përballet me kritika të ashpra në internet për grumbullimin e njerëzve në ditëlindjen e Storm në një kohë pandemie

Kylie Jenner përballet me kritika të ashpra në internet për grumbullimin e njerëzve në ditëlindjen e Storm në një kohë pandemie

Kylie Jenner duket se ka hedhur poshtë disa protokolle për mbrojtjen nga COVID-19 që janë vendosur në Los Angeles, me një festë të organizuar për ditëlindjen e vajzës së saj, Storm.

Mogulja e bukurisë, 23 vjeçe, të hënën ka ndarë disa imazhe nga festa e ditëlindjes së vajzës, të cilën e ndan me reperin Travis Scott.

Në vitet e kaluara, Jenner ka organizuar ahengje luksoze të ditëlindjes për Storm të quajtur “Stormiworld”, por ajo njoftoi se për disa arsye ngjarja ishte anuluar, sipas BuzzFeed.


Kylie Jenner (Foto: Getty Images)

Sidoqoftë, ajo theksoi se do të ftonte kushërinjtë e Stormit dhe anëtarët e tjerë të familjes për një festë më të vogël.

Në bazë të postimeve të publikuara, pretendohet se nuk kanë qenë të mjaftueshme protokollet e sigurisë për të ndaluar përhapjen e coronavirusit.

E njëjta ndërkohë u përball me reagime të ashpra në internet për grumbullimin e njerëzve.

“Vetëm një vit nga përhapja e coronavirusit dhe Kylie Jenner ende nuk e di se çfarë mund të bëjë ky virus dhe si mund t’i dëmtojë njerëzit në të vërtetë”, ka thënë një ndjekës.

“E dashur Kylie Jenner. E di që ju anuluat StormiWorld por mbajtët akoma një festë më të madhe për Stormi. Edhe ajo ishte një parti për të, një festë në një pandemi dhe nuk pashë askënd me maskë”, vazhdoi një përdorues tjetër i Twitter.

Kylie Jenner (Foto: Instagram)

Një i tretë shtoi: “Unë pyes pse njerëzit ndjejnë nevojën për të ndjekur Kylie Jenner pasi ajo vazhdon të thyejë protokollet e coronavirusit. Dikush po vdes nga COVID-19 çdo 10 min në Los Angeles”.

Jenner në anën tjetër është pjesë e një familje të madhe, me katër motra dhe një vëlla, të cilët kanë gjithsej nëntë fëmijë. Të pranishmit e tjerë të mundshëm përfshinin prindërit e yllit, Kris dhe Caitlyn Jenner .

Familja Kardashian-Jenner është kritikuar disa herë për organizimin e tubimeve të mëdha, pasi motrat e Kylie, Kim Kardashian dhe Kendall Jenner, organizuan ahengje të mëdha për ditëlindje, të cilat gjithashtu morën kritika në internet.

Foto: Instagram

Të martën, Los Angeles raportoi një total prej 1,124,558 raste të COVID-19. /Telegrafi/

Foto: Wire Image

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Reagon miku i Mentor Palokajt: Raportimet për vdekjen nga mbidoza janë spekulime

Reagon miku i Mentor Palokajt: Raportimet për vdekjen nga mbidoza janë spekulime

Magazina
Halle Berry dhe Adrien Brody rikthejnë puthjen ikonike në Oscars, pas 21 vjetësh

Halle Berry dhe Adrien Brody rikthejnë puthjen ikonike në Oscars, pas 21 vjetësh

Magazina

"Slava Ukraini", aktorja Daryl Hannah del jashtë skenarit të 'Oscars 2025' dhe "godet" Trumpin me një deklaratë në skenë

Magazina
Lista e fituesve në

Lista e fituesve në "Oscars 2025"

Magazina
Kalo në kategori