Kylie Jenner njihet për jetën luksoze që bën në përgjithësi dhe posedimin e rezidencave të shumta.

Dy prej tyre në Kaliforni ajo ka zgjedhur që t’i dekorojë për festat e fundvitit, duke ofruar pamje nga vendi i mrekullueshëm, shkruan Daily Mail.


23-vjeçarja së fundmi ka publikuar disa imazhe, ndërsa ftoi fansat e saj të shohin rezidencën e saj të dytë.

36593854 9030751 image a 4 1607437956940

Dhoma e ndejës ishte e përsosur me drita, ndërsa edhe pemës së Krishtlindjeve nuk i kishin munguar zbukurimet.

36593786 9030751 image a 3 1607437915940

Në po të njëjtat fotografi, Kylie vendosi të shfaqet në video, ku vërehej dukshëm ndryshimi në paraqitjen e saj.

36593838 9030751 image a 11 1607438027307

Ndërkohë, është raportuar se ajo së bashku me familjen e saj po paguajnë gjashtë mijë euro për natë në një hotel luksoz. /Telegrafi/

36593776 9030751 image a 2 1607437907931