Një ditë tjetër me shi për ne, një ditë tjetër pushimi për Kylie Jenner.
Së fundmi, 23-vjeçarja ndau një fotografi të re në Instagram, duke e përshkruar me titull “fotot që kthejnë pas në pushime”, dhe është vërtet e mahnitshme.
Kylie ka veshur një fustan të thurur të mrekullueshëm që jep ndjesinë sikur ajo është një sirenë që ka dalë në breg.
Tekstura e tejdukshme e veshjes është e endur në një fije të trashë ngjyrë bezhë, me boshllëqe dhe vrima të çrregullta që të kujtojnë koralet e zbardhura. Shiritat këndorë ndjehen si vela dhe litarë të një anijeje, dhe stolitë e saj të pastra duken sikur copëza të marra nga deti.
Ajo kishte realizuar një grim të ngrohtë me tone të ngjyrës bronz në kombinim me ato që duken si lente kontakti me ngjyrë lajthi, të përshtatura me dy gërsheta të dobëta.
Flokët e saj të valëzuara e të gjata vetëm se shtojnë ndjesinë moderne të sirenës, dhe sinqerisht kjo paraqitje meriton notën dhjetë me yll. /Telegrafi/