Site icon Telegrafi

Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker, ka zbuluar pse futbollistët mbulojnë gojën kur flasin në një diskutim të fundit në podkastin e BBC.

Reprezentuesi anglez zbuloi se lojtarët mbulojnë gojën për t’i mbajtur bisedat e tyre private, sepse ato po transmetohen në të gjithë planetin.

Duke folur në podkastin e organizaur nga BBC, Walker deklaroi: “Kjo është kështu që kamerat nuk mund të kapin fjalët e një lojtari që ai i thotë! Ju mund të shani ose të bëni pak shaka – ju keni lexues buzësh tani”.

Lexo po ashtu Liga e Kampionëve, zbulohen vazot për sezonin e ardhshëm me 36 skuadra

Kyle Walker do të jetë veçanërisht i etur që diskutimet e lojtarëve në fushë të mbahen private pasi lexuesit e buzëve deshifruan një shkëmbim të nxehtë mes tij dhe sulmuesit të Brentfordit, Neal Maupay.

Francezi dyshohet se ka pëshpëritur komente në lidhje me fëmijët e Walker dhe familjen e dytë të yllit të Manchester City që janë bërë publike.

Kapiteni i Citizens kishte lindur një fëmijë të dytë me Lauryn Goodman, pavarësisht se gruaja e tij Annie Kilner ishte gjithashtu shtatzënë me fëmijën e tyre të katërt në atë kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version