Site icon Telegrafi

Kievi është i qetë dhe i errët pas sulmeve ruse – Vitali Klitschko vendos orë policore

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ka rënë në errësirë dhe shumë qetësi në mbrëmjen e vonë të së enjtes.

Pushimi i mbrëmjes është në kontrast të plotë me një ditë të shënuar nga shpërthime sporadike dhe sirena të sulmeve ajrore.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko vendosi orën policore nga ora 22:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit me orën lokale, duke i lënë rrugët të shkreta dhe shumë ndërtesa krejtësisht të errëta.

Njerëzit në të gjithë qytetin ose kanë fikur dritat ose kanë vendosur perdet, raporton cnn.

Banorë të panumërt të qytetit janë zhvendosur në metro për të shmangur luftimet e mundshme.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në katër ditët e para të agresionit rus në Ukrainë
“]

Sistemi i transportit publik të qytetit është mbyllur gjithashtu gjatë natës, megjithëse të gjitha stacionet e metrosë mbeten të hapura dhe mund të përdoren si strehimore emergjente. /Telegrafi/

Exit mobile version