LAJMI I FUNDIT:

Ky tas u shit për 25 milionë dollarë – çka e bënë të veçantë

Ky tas u shit për 25 milionë dollarë – çka e bënë të veçantë

Tasi delikat prej porcelani, me diametër nën 4.5 inç, u shit për më shumë se 25 milionë dollarë gjatë javës së shitjes së artit kinez në Hong Kong.

E përshkruar nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s si “shumë e rëndësishme”, ajo vjen nga një grup i rrallë qeramikash të dekoruara në punëtoritë perandorake të Pekinit në shekullin e XVII-të.

Tasi u prodhua gjatë kohës së perandorit Yongzheng, i cili sundoi Kinën nga viti 1722 deri në 1735 (megjithëse smalti ka të ngjarë të jetë pikturuar menjëherë pas vdekjes së tij), transmeton Telegrafi.


Është pjesë e një tradite të njohur si “falangcai”, ose “ngjyra të huaja”, një emër që i është dhënë porcelanit me origjinë nga furrat perandorake të Jingdezhen, por të punuara nga artizanët në Qytetin e Ndaluar të Pekinit, raporton cnn.

Tasi përshkruan dy dallëndyshe, një pemë kajsie të lulëzuar dhe një shelg. Dizajni përmban gjithashtu një fragment nga një poezi që mendohet se është porositur nga paraardhësi i dinastisë Ming të Yongzheng, perandori Wanli.

Dikur pjesë e një çifti tasesh, artikulli u regjistrua për herë të parë në një koleksion të mbledhur nga tregtari i anijeve me bazë në Shangai, kapiteni Charles Oswald Liddell në fund të shekullit të XIX.

Tasat u ndanë në vitin 1929, kur secila u shit për 150 funte (që shkon në pak më shumë se 9400 dollarë, në paratë e sotme).

Ndryshe, “binjaku” i tasit tani gjendet në Muzeun Britanik në Londër. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Rastet më të çmendura të njerëzve të kapur në tradhti bashkëshortore

Rastet më të çmendura të njerëzve të kapur në tradhti bashkëshortore

Fun

"Rezervova pushimin e ëndrrave, por e kuptova se isha i vetmi mysafir në ishull", burri ndan eksperiencën drithëruese në rrjete sociale

Interesante
Një qen nga Italia fitoi

Një qen nga Italia fitoi "çmimin e përgjithshëm", në ekspozitën më të madhe në botë në Angli

Interesante
Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”

Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”

Fun
Festivali bizar i hedhjes së bebeve në Indi

Festivali bizar i hedhjes së bebeve në Indi

A është ky hajni më i huptë që keni parë? (Video)

A është ky hajni më i huptë që keni parë? (Video)

Fun
Kalo në kategori