Të gjithë mund të pajtohemi kur themi se tualeti është vendi më i keq në shtëpi për t’u pastruar. Apo jo?
Të gjithë njerëzit, pavarësisht se nga janë, duan ta kenë një shtëpi të mirë dhe të pastër, e veçanërisht tualetin. Dhe, kjo është pikërisht arsyeja se përse njerëzit blejnë produkte të shtrenjta pastrimi, të cilat janë të mbushura me lloje të ndryshme të kimikaleve dhe materialeve toksike, e që janë të dëmshme për shëndetin, transmeton Telegrafi.
Por, fatmirësisht ekziston edhe një produkt shtëpiak me vetëm dy përbërës – të cilat veçse i keni në kuzhinën tuaj – e që bën mrekulli në pastrimin e tualetit.
Përbërësit:
– Një gotë uthull
– Një gotë sapun të lëngshëm
– Një leckë pastrimi
– Një shishe të zbrazët spreji
Fillimisht e nxehni uthullën për tre minuta dhe e derdhni në shishen e zbrazët. Ia shtoni sapunin dhe i përzieni mirë. Këtë produkt e aplikoni në zonën ku keni dëshirë, e lini një minutë ashtu dhe e pastroni me leckën e pastër. /Telegrafi/