Se shqiptarët kanë talent të rallë, këtë tashmë e dimë.

Por, një djalosh shqiptar ka filluar të lë gjurmë në Gjermani, e t’i çmend gjermanët.

Ridon Jakupi është një shqiptar nga Kosova i cili jeton në Duisburg dhe i cili po merr pjesë në The Voice of Germany, raporton Telegrafi.


Kështu, ai në performancën e tij të parë, arriti që të shokojë jurinë.

Në “Blind Auditions” (audicionet pa shikuar kandidatin), Ridoni me zërin e tij shokoi antarët e jurisë, të cilët aprovuan menjëherë kalimin e tij në fazën tjetër.

Shikoni performancën e Ridonit dhe të shpresojmë e të votojmë për të që të arrijë sa më lart në spektaklin gjerman të këndimit, ku fituesi përfiton kontrata me studio botërore.