Telegrafi

Ky është njeriu fatlum që fitoi lotarinë amerikane prej 2.26 miliardë euro – bëhet e ditur se sa para deri më tani ka shpenzuar

Edwin Castro, njeriu më me fat në botë, u pa në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelosit me një grua të re misterioze.

Castro, i cili mori fitoi çmimin rekord prej 2.4 miliardë dollarësh (2.26 miliardë euro) në Powerball në muajin shkurt dhe biondja e paidentifikuar ishin të veshur komod gjersa kalonin nëpër LAX me buzëqeshje në fytyra.

Castro kishte veshur një bluzë dhe tuta të zeza ndërsa shoqëruesi kishte një bluzë të zezë, dollakë të errët, sandale të kuqe dhe çorape të zeza.

Nuk është e qartë se ku po shkonte dyshja e lumtur – por me paratë e Castros, mundësitë janë të pafundme, raporton nypost.

Ai pranoi pagesën e menjëhershme prej 997.6 milionë dollarësh (940 milionë euro) në muajin shkurt, disa muaj pasi ishin shpallur numrat fitues.

Castro deri më tani ka harxhuar mbi 76 milionë dollarësh (72 milionë euro) në tre pallate luksoze në Kaliforni, duke përfshirë blerjen më të fundit në fillim të këtij muaji: një kompleks 47 milionë dollarësh (45 milionë euro) me shtatë dhoma gjumi, 11 banjo, kompleks të pajisur me pishinë në Bel Air.

Ndryshe, Castro kohë më parë ishte akuzuar për mos pagesë të qirasë së banesës, për të cilën gjë pritet të dal në gjyq. /Telegrafi/