Një furgon klasik nga Wolkswagen pritet të shitet mbi 158 mijë euro, kur të del në ankand gjatë muajit të ardhshëm.

Ky Sambra Microbus Type 2, i prodhuar në vitin 1957 është shumë i rrallë, transmeton Telegrafi.


Prej se është blerë nga një klient amerikan, kjo makinë me 23-dritare dhe me xhamin e përparmë të ndarë në dysh, ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara derisa është shitur tek një blerës në Britani të Madhe.

Ky furgon që është shfrytëzuar për kamping, i është nënshtruar një renovimi të përgjithshëm në vitin 2005 për ta kthyer sërish në lëvizje.

Makina që është ‘kult në vete’, dhe i parapëlqyeri i personave që duan të kthejnë eksperiencën e viteve të 60-ta, pritet të shitet me çmim të njëjtë sa një Ferrari. /Telegrafi/

Furgoni 2

Furgoni 3

Furgoni 4

Furgoni 5

Furgoni 6

Furgoni 7

Furgoni 8

Furgoni 9

Furgoni 10