“Ky është fundi”, Leonora: Nuk kam vjedhur këngë (Video)

Kanë kaluar shtatë vjet nga publikimi i këngës ‘Ky është fundi’, të cilën e solli treg Leonora Jakupi. Por, ajo ende po përflitet.
Është e vjedhur, nuk e ka kënduar Leonora për herë të parë, e morri nga turqit, më pas nga bullgarët, ishin disa nga paragjykimet që iu bënë kësaj kënge.
E ndonëse para shumë kohësh e ka sqaruar, thashethemet që ende nuk po rreshtin, kanë shtyrë këngëtaren që edhe një herë të flas për autorësinë e kësaj kënge.
Ajo në një bisedë për RTV Dukagjini ka treguar se “kjo këngë është e saj, madje sipas këngëtares ajo është edhe bashkëautore e këngës, ‘Ky është fundi”’.
Leonora ka sqaruar se këtë projekt e “ka publikuar e para në vitin 2008, ndërsa pas saj këngëtarja bugare Alisia, me të cilën këngëtarja jonë ishte edhe në proces gjyqësorë”.
E pas bullgares, kënga e Leonorës është marrë edhe nga këngëtari turk Serdar Ortac, i cili më pas edhe e ka ftuar këngëtaren tonë në një bashkëpunim, i cili ende mbetet i hapur.
Ndryshe bukuroshja e skenës sonë, po punon dhe për fansat e saj do të sjell këngë të reja në një përmbledhje, nga e cila do të dal edhe ndonjë videoklip. /Telegrafi/RTV Dukagjini/



























































