Në kryeqytetin e Kinës, Pekin, së shpejti do të fillojë ndërtimi i terminalit më të madh të pasagjerëve në botë. Sipas planit të arkitektes së famshme, Zaha Hadid, terminali do të jetë pjesë e aeroportit të ri në qarkun Daxing – nëpër të cilin gjatë një viti kalendarik do të frekuentojnë 45 milionë pasagjerë.
Pekini tashmë ka dy aeroporte që kanë arritur maksimumin e shërbimeve që mund t’iu ofrojnë pasagjerëve dhe aeroplanëve.
Aeroporti i ri ndërkaq, do të ndërtohet në zonën jugore të kryeqytetit kinez, përballë aeroportit ekzistues, të cilin në vitin 2008 e kishte ndërtuar kompania “Foster + Partners”.
Arkitektët e studios projektuese ADPI, të cilët në vitin 2011 e kanë dizajnuar ndërtesën e re të aeroportit, tashmë janë bashkuar me kolegët e tyre të kompanisë së famshme “Zaha Hadid Architects”, që bashkërisht të projektojnë terminalin më të madh të pasagjerëve në botë.
Sipas planit, në fazën e parë, aeroporti në Daxing do t’i ketë katër pista, ndërkaq terminali do të jetë fleksibël, që të mund të përshtatet me konfigurimet e ndryshme që mund të pasojnë. Po ashtu ai do të jetë i lidhur me hekurudhën lokale dhe atë shtetërore – si dhe me trenin super të shpejtë “Gao Tie”.
Terminali i ri do të ketë formën e yllit të detit dhe do të përfshijë një sipërfaqe prej 700.000 metrash katrorë. I gjithë projekti ndërkaq, do të kushtojë 13.8 miliardë dollarë dhe pritet të përfundojë në vitin 2018. /Ngjyra.com/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Investoni në rehati dhe cilësi – Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Agon Gashi – Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Agon Gashi - Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!
Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë