LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miratoi Projektligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave

Kuvendi miratoi Projektligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar sot Projektligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ky projektligj parasheh disa risi që vijnë si përgjigje ndaj nevojave bashkëkohore për të targetuar çështjet e pasurisë së zyrtarëve publikë.

“Projektligji ndër të tjera mundëson deklarimin e pasurisë online me qëllim që të evitohet çdo gabim potencial, të kontribuojë në ngritje të transparencës dhe do të mundësojë përcjelljen e trendëve të pasurisë së zyrtarëve publikë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


“Të dhënat e regjistruara në këtë data-bazë do të jenë lehtësisht të transferueshme edhe në regjistrat e institucioneve tjera ligj-zbatuese për qëllime të hetimit penal apo administrativ.  Në anën tjetër është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë që përfshinë zyrtarët e lartë dhe zyrtarët publikë si dhe kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë”.

Në njoftim thuhet se Projektligji i ri është punuar në bashkëpunim të ngushte me të gjitha institucionet relevante si dhe me institucionet ndërkombëtare, si, Zyrën e UNDP në Kosove, Zyrën e BE në Kosovë, Ambasadën e SHBA-se, Këshillin e Evropës dhe organizatat jo-qeveritare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Kalo në kategori