Kushtrim Hoxha vokalisti i ri i “Asgjë Sikur Dielli”

“Me ardhjen e Kushtrimit fillon një etapë e re e ‘Asgjë Sikur Diellit’. Ardhja e Kushtrimit në bend do të sjell një freski, përderisa bendi do t’i mbetet besnik stilit dhe zhanrit të vet të muzikës duke vazhduar së shpejti edhe me risi të tjera si dhe albumin më të ri, për të cilin do të japim më shumë detaje më vonë”, thuhet në njoftim.
Kjo do të thotë se këngëtari i deritanishëm, Alban Nimani, nuk do të jetë më frontmen i grupit që deri më tani ka nxjerrë në treg dy albume, dhe kanë marrë pjesë në festivale të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.
Në njoftim thuhet se Nimani ka vazhduar karrierën si solo-këngëtar. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































