Site icon Telegrafi

Kushtet që po i kërkohen FFK-së për tu licencuar nga MKRS

Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk është licencuar për vitin e ri nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport.

Përderisa nuk licencohet FFK kjo u pamundëson klubeve që të përftojnë nga Ligji për Sposorizim e që aktualisht është forma kryesore e financimit në të gjitha sportet në Kosovë.

Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive (KVLFS) në MKRS ende nuk ka licencuar FFK-në dhe 15 tjera.

Ky komision të premten i ka nisur një -email në drejtim të FFK-së dhe klubeve duke paraqitur të gjithë materialin se pse nuk po licencohet shtëpia më e madhe e futbollit në vendin tonë.

Lista e kushteve që nuk është plotësuar nga FFK është shumë e gjatë, derisa mungojnë edhe dëshmitë gjyqësore që i kërkon KVLFS. /Telegrafi/

Më poshtë Telegrafi ua sjell gjithë dokumentacionin që i kërkohet FFK-së për tu licencuar nga MKRS:

Exit mobile version