Amerika e Korporatave ka korrur suksese nën presidencën e Donald Trumpit, i cili aplikoi taksa dhe rregulla lehtësuese. Por, Wall Street dhe liderët e biznesit kanë marrëdhënie më të mirë me nënpresidentin, Joe Biden
“Ekziston një argument që biznesi t’iu shkojë mirë dhe ekonomia të rritet, ju duhet një qeveri që është funksionale”, tha profesori i Shkollës së Biznesit të Harvardit. Deepak Malhotra, raporton CNN.
Në mënyrë tipike, investitorët dhe udhëheqësit e biznesit nuk do të ishin aq të sinqertë në lidhje me perspektivën e Bidenit për të marrë Shtëpinë e Bardhë, duke pasur parasysh mbështetjen për një normë më të lartë të taksave ndaj korporatave, sindikata më të forta dhe një zgjerim të sigurimeve shëndetësore të drejtuara nga qeveria aktuale, transmeton Telegrafi.
Acarimi në rritje i marrëdhënieve me presidentin, Donald Trump – duke përfshirë përpjekjet e vazhdueshme për të minuar besueshmërinë e zgjedhjeve – ka detyruar disa të vënë në dyshim mençurinë e mbështetjes së tij për një mandat të dytë.
Një sondazh me CEO-të i kryer nga Shkolla e Menaxhimit Yale në fund të shtatorit zbuloi se 77 për qind e pjesëmarrësve do të votonin për Bidenin. Më shumë se 60 për qind parashikuan se ai do të fitonte.
Muajin e kaluar, Malhotra postoi një letër të hapur duke u kërkuar udhëheqësve të biznesit të deklarojnë publikisht ato që ai pretendon se shumë i kanë thënë privatisht se Trump “nuk është i aftë të drejtojë” dhe përbën një kërcënim për republikën. Thirrja për veprim është mbështetur nga më shumë se 900 profesorë biznesi në të gjithë vendin.
Ajo që ka lëvizur me të vërtetë gjilpërën, megjithatë, janë shqetësimet në lidhje me prirjen e Trumpit për minimin e institucioneve demokratike dhe indikacionin se mund të mos i pranojë rezultatet e zgjedhjeve nëse humbet, tha Malhotra.
“Nëse ju jeni një shtetas amerikan, gjithçka më pak se një votë për Bidenin është një votë kundër demokracisë”, paralajmëroi CEO i Expensify, David Barrett në një shënim të fundit për dhjetë milionë klientët e platformës.
Javën e kaluar, lobi i fuqishëm i tryezës së rrumbullakët të biznesit, së bashku me grupe të tilla si Dhoma e Tregtisë e SHBA.-së dhe Shoqata Kombëtare e Prodhuesve, nxorën një deklaratë të pazakontë duke u bërë thirrje amerikanëve të “mbështesin procesin e përcaktuar në ligjet tona federale dhe shtetërore dhe të qëndrojmë të sigurt në traditën e gjatë të vendit tonë për zgjedhje paqësore dhe të ndershme “.
“Kalimi paqësor dhe i qëndrueshëm i pushtetit – qoftë ai për administratën e dytë të një presidenti apo një të ri – është një shenjë dalluese e historisë 244-vjeçare të Amerikës si një komb i pavarur,” shkroi CEO i JPMorgan Chase, Jamie Dimon.
Trump ka ende disa mbështetës të shquar në botën e biznesit. Ndërsa Wall Street ka dhuruar 74 milionë dollarë për Biden, industria e naftës dhe gazit favorizon qartë presidentin, sipas të dhënave nga Qendra për Politikë të Përgjegjshme. Trump gjithashtu ka marrë para këtë cikël zgjedhor nga manjati i kazinosë, Sheldon Adelson dhe CEO i Oracle-s, Safra Catz.
Një sondazh i UBS-it me 500 pronarë biznesi dhe 1000 investitorë të kryer në mes të tetorit zbuloi se 55 për qind e pronarëve të bizneseve dëshironin që Trump të fitonte, ndërsa 51 për qind e investitorëve mbështesnin Bidenin.
Nëse ka një gjë që nuk i pëlqen Wall Streetit, është pasiguria. Edhe pas katër vjetësh, shumëkush ende nuk e di se çka mund të prisnin më shumë prej Trumpit.
Biden ose Trump do të përballen me një ekonomi që po lufton për t’u ringjallur – një sfidë kryesore për presidentin e ardhshëm së bashku me menaxhimin e pandemisë.
Ekonomia e SHBA-së u rrit me një normë rekord vjetore 33.1 për qind gjatë verës pas përfundimit të bllokimeve të pranverës, por aktiviteti mbetet nën atë që ishte para goditjes së COVID-19.
“Me siguri do të jetë në fund të vitit 2021 përpara se të kthehemi në nivelet e mëparshme të GJDP-së dhe nëse rritja tjetër e COVID-19 shkakton edhe më shumë mbyllje, do të jetë më e gjatë se kaq,” tha Ludovic Subran, kryekonomist për Allianz.
Ekonomistët e anketuar nga Refinitiv, mendojnë se 600 mijë vende të reja pune u krijuan në muajin tetor. Kjo do të shënonte një ngadalësim nga shtatori. Pasi humbi 22 milionë vende pune në muajin shkurt dhe mars , ekonomia ende ka nevojë për miliona pozicione për t’u kthyer atje ku ishte para goditjes së coronavirusit.
Pavarësisht se kush fiton, Rezerva Federale, e cila takohet të enjten e ardhshme, pritet të mbajë këmbën në pedale. Banka qendrore ka siguruar mbështetje rekord për ekonominë, duke i çuar normat e interesit afërsisht në zero dhe ka kapur bono me vlerë triliona dollarë. Kjo nuk pritet të ndryshojë së shpejti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musk po shkakton telashe në Evropë – çfarë përfiton ai nga kjo?
Erërat më të fuqishme në 27 vjet godasin Britaninë dhe Irlandën, një i vdekur dhe gati një milion pa energji elektrike
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Grevë e përgjithshme në Serbi, Vuçiq themelon një lëvizje të re
"Këtë nuk e vendos Putini", shefi i NATO-s zbulon se kur Ukraina do t'i bashkohet aleancës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova