Ndërsa kanë mbetur pak ditë nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden duket se ka një epërsi të ngushtë përballë Presidentit Trump, tregojnë anketat në shkallë kombëtare. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim zhvillimeve më të fundit nga fushatat e të dy kandidatëve, ndërsa miliona amerikanë kanë votuar tashmë.
Sipas të dhënave të së shtunës, më shumë se 90 milionë amerikanë kanë votuar deri tani me postë, fizikisht në qendra votimi apo mënyra të tjera. Mindora Maddox është një prej tyre.
“Njerëzit më thoshin shko dhe voto më herët. Kështu mu mbush mendja dhe votova”, thotë ajo.
Kandidati demokrat Joe Biden është përpjekur t’i përkufizojë zgjedhjet si referendum ndaj mënyrës se si Presidenti Trump iu përgjigj pandemisë.
“Nuk po kandidoj me premtimin e rremë se do të jem në gjendje t’i jap fund pandemisë thjesht duke shtypur butonin. Por ajo që mund t’ju premtoj është kjo: Që ditën e parë do të fillojmë të bëjmë gjërat e duhura.”
Presidenti Trump po bën fushatë me premtimet për mirëqënie, duke theksuar të dhënat e fundit ekonomike.
“I patë shifrat, 33.1 për qind rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Më e madhja në historinë e vendit, afro tre fish, duke e sjellë PBB në 3.5 për qind, në nivelet para pandemisë”.
Ndërsa protestat kundër dhunës policore vazhdojnë të trondisin vendin, demokrati Biden fajëson presidentin për nxitje të ndasive racore.
Nga ana tjetër, Presidenti Trump thotë se vetëm ai mund ta vendosë rendin dhe ligjin, duke akuzuar kundërshtarin e tij Joe Biden se po mbështet anarkistët dhe se ka një axhendë socialiste, për të cilën thotë se do të shkatërrojë Shtetet e Bashkuara. Whit Ayres është analist republikan me firmën hulumtuese “North Star Opinion Research”.
“Argumenti përmbyllës i zotit Biden është pikërisht i njëjti argument që ka dhënë që në fillim se është koha për të bashkuar vendin dhe për një fillim të ri. Argumenti përmbyllës i fushatës së Trump duket se është se Joe Bideni dhe demokratët do të shkatërrojnë jetën e amerikanëve. Mesazh që vështirë të ngjisë tek njerëzit”.
Sipas anketave kombëtare të premten, ish-Nënpresidenti Biden mban ka një epërsi prej 7 për qind ndaj Trump. Por zgjedhjet amerikane nuk përcaktohen nga vota popullore, por nga vota elektorale e secilit shtet. Ky është një sistem sipas të cilit fituesi i merr të gjitha në të 50 shtetet, përveç shteteve Mein (Maine) dhe Nebraska. Një kandidati i duhen minimalisht 270 vota elektorale nga 538 gjithësej për të fituar zgjedhjet.
Trump shpreson të përsërisë fitoren e vitit 2016, duke siguruar votat e kolegjit elektroral në shtetet kritike për rezultatin, ku sondazhet tregojnë një epërsi të vogël të zotit Biden. Robert Griffin është me grupin hulumtues “Democracy Fund Voter Study Group”.
“Trump nuk po humbet aq keq në disa prej shteteve të lëkundura se sa në shkallë kombëtare. Por pyetja qendron nëse prirja kombëtare do të jetë më e thellë se sa tek shtetet e lëkundura vendimtare, që të ketë vërtet një ndryshim”.
Por cilat shtete duhet të fitojë Trump për të mbajtur Shtëpinë e Bardhë ? Analistja republikane Manda Iovino me “WPA Intelligence” ofron opinion e saj.
“Pensilvania dhe Florida janë shtete të rëndësishme. Nëse presidenti nuk paraqitet mirë atje, ose humbet Floridën, atëherë vështirë të shohësh një prirje të qartë fitoreje për të”.
Trump do të zhvillojë katër tubime në Pensilvani gjatë fundjavës ndërsa rivali i tij Biden do të zhvillojnë tubime në këtë shtet të hënën. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Pentagoni po shqyrton veprime ushtarake për të siguruar kontrollin e Kanalit të Panamasë?

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

"Hëna e përgjakur" shfaqet në qiell - publikohen imazhe spektakolare nga fenomeni që mahniti shikuesit

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës