Pas një kërkimi metodologjik, ka shpallur listën e 10 njerëzve më të pasur të vitit, ku në krye të kësaj liste qëndron Samir Mane, pronar i qendrës tregtare TEG dhe kompanisë së nxjerrjes së mineraleve në Bulqizë ‘AlbchromAlbania’, në vend të dytë është VasilNaçi biznesmen, aksioner në komanitë, ‘Agna’; ‘Platea’’; ‘Alfa Sha.’, etj.

Emra të tjerë të njohur në këtë listë janë edhe dy gra; Vjollca Hoxha e cila zotëron 8 për qind të aksioneve në Top Channel; 10 për qind në Digitalb; 20 për qind në LoriCaffe etj. Ndërsa, gruaja e dytë është biznesmenia Vilma Nushi e cila zotëron 100 për qind aksionet e ‘Marketing Distribution’, dhe 50 për qind aksionet e ‘Trimed’, depo farmaceutike.


Kjo iniciativë gjerësisht e përdorur në vendet perëndimore, sidomos nga tradita amerikane, është një nga format e promovimit të lirisë ekonomike në Shqipëri, duke evidentuar bizneset dhe individët më t ë suksesshëm në sipërmarrjen e lirë. Metoda e përdorur është një përafërsim i metodës së përdorur nga ForbesMagazin ku merret parasysh xhiro vjetore e kompanisë, fitimi vjetor, kapitali i investuar, njëvlerësim i përafërt i vlerës së tregut të biznesit etj.

Në këtë vlerësim nuk janë konsideruar faktorë të tjerë si prona personale, detyrimet ndaj shtetit apo detyrimet ndaj sistemit bankar.

“Ne synojmë që këtë indeks ta përmirësojmë çdo vit për t’iu afruar sa më shumë realitetit në mungesë të një burse kombëtare që do të bënte më transparente këtë proces,” thotë Fondacioni, ndërsa shton se forma të tilla si kjo anketë të cilën ne do ta përsërisim çdo vit, në fund të prillit, ky është viti parë që ndodhi në fund të majit, çka përkon dhe me daljen e revistës së famshme Forbes me 100 njerëzit më të pasur të botës.

Kjo anketë e përvitshme synon të evidentojë, profilet më të suksesshme sipërmarrëse dhe të krijojë në funksion të promovimit të lirisë ekonomike në Shqipëri, pikërisht atë vend të merituar që kanë dhe duhet të kenë në një shoqëri të lirë individët të cilët kanë më shumë guxim, kreativitet, paguajnë më shumë taksa, rrisin GDP, punësojnë më shumë njerëz, zhvillojnë më shumë ekonominë. /Telegrafi/

Lista me 10 emrat e më të pasurve të Shqipërisë:

1. Samir Mane

2. Vasil Naçi

3. Bashkim Ulaj

4. Artan Dulaku

5. Vjollca Hoxha

6. Shefqet Kastrati

7. Grigor Joti

8. Edmond Leka

9. Vilma Nushi

10. Ramë Geci