Fatlira Shatrolli, vajza biznesmene me prejardhje nga Ferizaj, është shembulli ideal ilustrues për të rinjtë se ëndërrat duhen ndjekur gjithmonë.
Falë vendosmërisë, punës dhe talentit të saj, ajo arriti që të shndrrohet nga një nxënëse vallëtareje në një biznesmene e kërkuar jo vetëm në ahengjet muzikore në Kosovë por edhe jashtë saj, duke thyer kufinjtë deri në kontinentin e Afrikës.
Së bashku me grupin e saj muzikor “Melodia Show”, Fatlira aktualisht menaxhon edhe dy projekte të ndryshme, 20 Tupana Show dhe 10 Tarabuka Show duke sjellë një perspektivë të freskët dhe ide novatore në treg.
View this post on Instagram
Që në moshë shumë të re, ajo kishte qenë gjithmonë një ëndërrimtare. Ndërsa ajo rritej, ëndrrat dhe synimet e Fatlirës vetëm sa rriteshin me të. Pavarësisht dyshimeve dhe dekurajimit nga njerëzit përreth saj, Fatlira nuk u lëkund kurrë në besimin e saj se ajo mund t’i realizonte ëndrrat e saj realitet.
Si nisi rrugëtimi i Fatlirës?
Fatlira, me prejardhje nga Ferizaj, rrjedh nga një familje e njohur për ndershmëri dhe respekt. Babai i saj ishte mbështetja dhe forca e saj e vazhdueshme udhërrëfyese gjatë gjithë rrugëtimit të saj. Pasioni i vërtetë i Fatlirës qëndron te vallëzimi.
Në moshën 15 vjeçare, ajo nisi një rrugëtim duke filluar kursin e këngëve dhe valleve në ansamblin “A.K.V – Kastriotët Ferizaj”. Më vonë ajo vazhdoi tek grupi “Shamikuqet” ku punoi rreth 5 vite.
Fatlira gjithmonë kishte një ëndërr për të pasur biznesin e saj. Ndërsa fazat fillestare ishin premtuese, ajo u përball me sfida për shkak të mungesës së mbështetjes. Megjithatë, ajo nuk e la këtë ta pengonte.
Jeni kurioz se çfarë bëri ajo, a u ndal me kaq?
Pavarësisht dyshimeve të skeptikëve, Fatlira u tregoi se e kishin gabim duke ua dëshmuar të kundërtën.
Ajo ka qenë gjithmonë e apasionuar pas këngëve dhe valleve kombëtare dhe kështu ajo pa një mundësi për të kombinuar zgjuarsinë e saj të biznesit me dashurinë e saj për muzikën për të krijuar një karrierë të suksesshme në industri.
Më datë 1 janar 2020 ajo hapi një grup show që u emërtua “Melodia Show”, grup ky që përbëhet nga djem dhe vajza të talentuara që merren me zhvillimim e programit me Tupana Show në dasma dhe ahengje të ndryshme familjare.
Sa i përket ekipit të saj, grupi “Melodia Show” filloi rrugëtimin e tyre me 6 tupana, një tarabukë, fyell dhe flautë.
View this post on Instagram
Edhe mes sfidave të shkaktuara nga pandemia Covid-19, Fatlira qëndroi me këmbëngulje. Prejardhja e saj unike në vallëzim dhe argëtim i dha asaj një avantazh në të kuptuarit e nevojave të klientëve. Kërkesat për shfaqjet e grupit të saj u rritën me shpejtësi, përfshirë edhe kërkesa të shumta nga vende të ndryshme jashtë vendit.
Filloi me dy dasma në vitin 2020, ndërsa tani ajo udhëheq 4 deri në 5 dasma në një mbrëmje. Suksesi i Fatlirës i kapërceu kufijtë, duke vendosur prezencën e saj në sferën ndërkombëtare.
Suksesi i Fatlirës nuk ka kaluar pa u vënë re edhe në industrinë e muzikës jashtë Kosovës. Për arsye të agjendës së ndeshur, asaj i’u desh të refuzonte këtë vit një dasmë të madhe në kontinentin e Afrikës “Mauritius” për shkaqe të mungesës së hapsirës së lirë në sezonën verore.
Pavarësisht suksesit dhe arritjeve të saj, Fatlira mbetet e përulur dhe e fokusuar në qëllimet e saj. Ngjitja e Fatlirës në krye të tregut muzikor është një dëshmi e punës së saj të palodhur, kreativitetit dhe përkushtimit ndaj detyrës dhe besimi se, si fitoi si humbi, ajo ka dhënë më të mirën.
Fatlira vie me një mesazh për gjithë të rinjët: “Asnjëherë mos u dorëzoni. Me vetëdije pretedoni se jeni ajo që kërkoni”.
Historia e saj është një shembull frymëzues i ndjekjes së pasionit dhe kthimit të ëndrrave në realitet duke ilustruar se besimi dhe suksesi arrihen përmes këmbënguljes dhe mosdorëzimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova