Makina e kërkimit, Google, përveç tjerash, jep të dhëna të sakta edhe për kërkimet që bëjnë njerëzit në internet për terma dhe emra të caktuara.

Gazeta Express ka kërkuar në GoogleTrends për emrat e liderëve politikë kosovarë dhe rezultatet janë mjaftë interesante.


Siç mund të merret me mend, Hashim Thaçi rezulton të jetë emri më i kërkuar prej janarit të vitit 2008 deri më sot.

Pas tij vjen Ramush Haradinaj, Lideri i AAK-së, i pasuar nga Albin Kurti, ndërkaq pas Kurtit vjen Lideri i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj.

google1

Befasia qëndron tek emri më pak i kërkuar në internet.

Ai është Isa Mustafa, Lideri i LDK-së, i cili aktualisht mbanë postin më të lartë institucional nga gjithë të përmendur në këtë kërkim në GoogleTrends.

Për të parë në mënyrë të detajuar këto rezultate klikoni KËTU.