Kush është “Kali i Trojës”, sipas Ernest Lumës?

“Prapë Kali i Trojës, a? Si para shtatë vjetëve dhe si para katërmijë vjetëve, i njëjtë. Troja ka ra vetëm nga komploti i Kalit të Drunjtë, i njohur në histori si Kali i Trojës. Deri te strategjia (tradhtia) e kalit, ajo ishte e papushtueshme”, ka shkruar Luma.
Kali i Trojës sot është edhe virus kompjuteri, ndërsa në aspektin metaforik nënkupton mashtrimin apo manovrën që shtyn objektivin të lejojë armik brenda një fortesë ose hapësire të mbrojtur e të sigurt!
Luma përmend tradhtinë e kalit, por kali i drunjtë i Trojës nuk ka tradhtuar, sepse ishin trojanët ata që e fundit brenda qytetit dhe ai ishte rreng i palës tjetër në luftë - grekëve! Pos kësaj, nuk kishte as trok, meqë thuhet se kishte rrota!
Prandaj, kjo shtron pyetjen: Kush është “Kali i Trojës”, sipas Ernest Lumës? /Telegrafi/

















































