Legjendat dhe historiografia e hershme zvicerane, si dhe shumë rrëfime popullore, përmendin migrimin e suedezëve dhe frizianëve gjatë shekullit IX në rajonin Schwyz.

Në vitin 1470 thuhet se schwyzët (zviceranët) janë pasardhës të “suedezëve ose gotëve”. Në të njëjtën kohë thuhet se emrin e kanë marrë sipas themeluesit të kolonisë, Switit, që mundi vëllain rreth pretendimeve se kush duhet të jetë lider, transmeton Telegrafi.


Heinrich Gundelfingen përmend migrimin nga Suedia dhe Frizia shkaku i urisë dhe se mbreti suedez kishte dhënë urdhër që çdo muaj të tërhiqet një si lotari, që një nga dhjetë veta të shpërngulet me familje. Sipas këtij versioni, ishte gjashtë mijë suedezë dhe 1200 frizianë që arritën në Alpe.

Këto rrëfime cilësohen si legjenda, por megjithatë ka dokumente të kohës që kjo shpërngulje ka ndodhur! /Telegrafi/