Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, është duke vazhduar vizitën zyrtare në Shtetet të Bashkuara të Amerikës, ku ndër tjerash ka rrëfyer edhe për planin për eliminimin fizik të saj.
Me ftesë të ish – Sekretares Amerikane të Shtetit Madeleine Albright, kryetarja Kusari – Lila sot ka marrë pjesë në Konferencen ndërkombëtare të nivelit të lartë të organizuar nga NDI, “Stopping Violence Against Ëomen in Politics” (Ndalimi i Dhunës ndaj Femrave në Politikë), si e vetmja përfaqësuese nga Kosova, e ftuar në këtë aktivitet.
Siç njofton Komuna e Gjakovës, në këtë konferencë kryetarja Mimoza Kusari – Lila ka pasur një prezantim para një auditoriumi të gjerë, me ç ‘rast ka folur për përvojën e saj qysh prej inkuadrimit të parë në politike e deri në ditët e sotme.
Ajo ka përmendur të gjitha vështirësitë që si femër i ka hasur gjatë rrugëtimit të saj në politikë, vështirësi të llojeve e niveleve të ndryshme. Para të pranishmëve, Kusari – Lila ka rikujtuar humbjen e saj në zgjedhjet lokale të vitit 2009, humbje e cila erdhi, siç thuhet në komunikatë, si pasojë e manipulimeve të mëdha të rezultatit zgjedhor.
“Përballja ime e parë me zgjedhjet lokale ishte e tmerrshme. Pavarësisht entuziazmit të madh të njerëzve që më mbështesnin, kishte shumë kërcënime, frikësime fjalime dhe gjuhe urrejtëse, te cilat vinin kryesisht nga partia në pushtet, e kryetarit ne detyrë dhe mbështetësve të tyre. Unë, gjithashtu kam hasur në njerëz të armatosur që kanë ardhur në zyrën time që të na kërcënojnë për tu tërhequr. E gjithë kjo situatë nuk ka ndryshuar aspak edhe në ditën e zgjedhjeve. Ne u mashtruam keq duke pasur vjedhje masive të votave, edhe pse shumica e rasteve ishin të regjistruara, asnjë veprim për përsëritje të votimit nuk është marrë”, citohet të ketë thënë kryetarja Kusari – Lila.
Tutje, thuhet se Kusari – Lila ka rikujtuar se probleme dhe kërcënime të tilla ka hasur edhe pas 4 vjetësh, kur për herë të dytë vendosi të konkurroje p ër postin e kryetares së komunës së Gjakovës. Megjithatë, falë një organizimi më të mirë dhe vetëdijesimi më të madh të trupës elektorale, fitorja e dytë ishte e pacenueshme.
“Kam arritur të fitoj dhe të bëhem kryetarja e parë femër në Kosovë. Pavarësisht problemeve të mëdha financiare që unë i trashëgova, pa procedura të vendosura dhe pa kredibilitet për institucionet lokale, ja arrita që të bëj ndryshimin”, ka thënë ajo.
Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, gjithashtu e ka përmendur edhe rastin e fundit, konkretisht përgatitjen e një plani për eliminimin e saj fizik, akt të cilin e ka quajtur si një veprim të ulët e aspak human.
“Ky rast është ende në gjykatë, me ndërmjetësuesin e arrestuar, por që asnjë motiv për vrasjen time nuk është shpalosur ende”, ka rikujtuar ajo.
Një fjalë rasti në këtë konferencë e ka mbajtur edhe ish – Sekretarja Amerikane e Shtetit Madeleine Albright, e cila në cilësinë e drejtoreshës së Organizatës NDI edhe e ka organizuar tërë aktivitetin. Ajo ka thënë se gratë në politikë duhet inkurajuar deri në maksimum, ndërsa që dhuna që shkaktohet ndaj tyre është veprim kriminal që duhet të ndërpritet sa më parë.
“Disa mund të quajnë dhunën ndaj grave në politikë kulturore, por unë them se e gjitha është kriminale dhe duhet të ndalet. Liria nuk është e mundur në një shoqëri ku gratë që flasin detyrohen në menyrë brutale që të heshtin”, citohet të ketë thënë Albright.
Ndryshe, konferencën ndërkombëtare “Stopping Violence Against Women in Politics” e ka përmbyllur zonja e parë e Kanadasë, Madam Sophie Gregoire Trudeau, bashkeshortja e Kryeministrit kanadez Justin Trudeau.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë