Site icon Telegrafi

Kusari: Aktet e vetme të dhunës dhe agresionit janë ato të bandave në veri,që kanë sulmuar veturat e Policisë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka reaguar pas deklaratës së vendeve të QUINT-it, të cilët apeluan që Kosova të mos ndërmarrë masa të reja për hyrje me forcë në ndërtesat komunale.

Në një shkrim në Twitter, Kusari tha se aktet e vetme të dhunës dhe agresionit janë ato të bandave në veri të Kosovës që kanë sulmuar veturat e policisë, kanë plagosur policë dhe kanë bllokuar ndërtesat komunale për kryetarët e bashkive të zgjedhur ligjërisht.

“Sundimi i ligjit dhe normaliteti në veri janë të nevojshëm dhe ??duhet të përmbahen nga dhuna e mëtejshme”, tha Kusari.

Lexo po ashtu QUINT: Kosova të mos ndërmarrë masa të reja për hyrje me forcë në ndërtesat komunale

Shtetet e QUINT-it po ashtu theksuan se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është “rruga që çon drejt normalizimit” të raporteve “dhe anëtarësimit në BE”.

Në deklaratë iu bë thirrje palëve që të punojnë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt, dhe aneksit të saj, por edhe marrëveshjes për themelimin e Asociacionit.

Shkuarjen e kryetarëve të rinj të komunave në veri në zyrat komunale e kanë dënuar ashpër edhe Shtetet e Bashkuara, që i kanë bërë thirrje Kosovës që të heqë dorë “nga masat e dhunshme”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por ai ka thënë se çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese./Telegrafi/

Exit mobile version