Kryeministri Albin Kurti, e ka bërë të qartë optimizmin e tij për mbështetjen e Francës në rrugën e Kosovës drejt integrimit në strukturat evropiane.
Pas një bisede telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kurti ka theksuar besimin e tij se Franca do të qëndrojë në krah të Kosovës në Këshillin e Evropës pa kërkesa shtesë.
“Në një telefonatë me presidentin Macron, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Francës për Kosovën dhe shpreha besimin tonë se Franca do të mbështesë Kosovën në Këshillin e Evropës, pa parakushte të mëtejshme, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe votën historike,” shkroi Kurti në një postim në platformën X.
Ai shtoi se Macron ka insistuar në respektimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve ekzistuese.
Nga ana tjetër, në një komunikatë të dalë nga pallati presidencial i Francës, është vërejtur që Presidenti Macron ka nënvizuar domosdoshmërinë e progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ky zbatim vlerësohet si një çështje kyçe, edhe në kontekstin e përpjekjeve të Kosovës për të arritur anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Kjo zhvillim vjen pasi Kosova pret për t’u bërë pjesë e familjes së Këshillit të Evropës, një hap që do të theksonte përkushtimin e vendit për t’i përmbushur standardet evropiane dhe për të forcuar më tej legjitimitetin dhe pozitën e tij në skenën ndërkombëtare./Telegrafi/
In a call w/ Pres. Macron, I thanked him for ??’s unwavering support for ?? & expressed our trust that ?? would back ??’s @coe bid without further preconditions, in line w/ @PACE_News opinion & historic vote. Also insisted on full respect for & implementation of the Basic Agrmt.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 23, 2024