LAJMI I FUNDIT:

Kurrë mos i tërhiqni fëmijët nga krahët

Kurrë mos i tërhiqni fëmijët nga krahët

Tërheqja e fëmijëve nga krahët dhe rrotullimi i tij mund të jetë një lojë argëtuese e parrezikshme, mirëpo ekspertët kanë paralajmëruar se kjo mund ta dëmtojë fëmijët.

Fëmijët e moshës 1 deri në 4 vjeç nuk i kanë të zhvilluara mirë kockat e tyre dhe për pasojë në një rast të tillë, ju mund t’i nxirrni krahun. Kjo njihet ndryshe si “bërryli i edukatores” dhe në rast se ju i tërhiqni, fare lehtë mund t’ia nxirrni krahun. Mjekët këshillojnë që deri në 6 vjeç, të mos i kapni fëmijët nga krahët.

Me rritjen e fëmijës, kjo pjesë delikate forcohet dhe nuk ka më rrezik edhe nëse e tërhiqni nga krahët.