Sergio Ramos është në bisedime të avancuara me Flamengo, raporton TyC Sports.
Legjenda e Real Madridit ka qenë pa klub që kur kontrata e tij me PSG skadoi në qershor.
Ai ka qenë i lidhur me lëvizjet në Arabinë Saudite, MLS dhe madje edhe klubin e tij të fëmijërisë Sevilla.
Tani mediat po raportojnë se mbrojtësi 37-vjeçar po mendon një transferim në Brazil.
Përsa i përket Flamengos, skuadra e Rio de Zhaneiros pritet të bëjë një ofertë zyrtare për mbrojtësin në ditët në vijim.
Bëhet e ditur më tej se Ramos është i gatshëm t’i bashkohet skuadrës braziliane, mirëpo vetëm nëse oferta është joshëse për të. /Telegrafi/