Kur realiteti virtual bëhet më joshës se jeta - 75-vjeçari lë bashkëshorten për një grua të krijuar nga inteligjenca artificiale

Pensionisti 75-vjeçar kërkon shkurorëzim, pasi ra në dashuri me një grua të krijuar nga inteligjenca artificiale – ndodhi në Kinë.
Një burrë 75-vjeçar nga Kina, i quajtur Jiang, ra pre e mashtrimeve të inteligjencës artificiale, pasi u dashurua në një ‘grua’ që ishte gjeneruar nga inteligjenca artificiale.
Ndërsa për shumë njerëz ishte e qartë se gjithçka ishte e sajuar, për Jiangun ishte thjesht një vajzë e bukur me të cilën i pëlqente të bisedonte.
Edhe pse fjala e “vajzës” dhe lëvizja e buzëve nuk përputheshin, ai e besonte në çdo fjalë.
Burrin kinez e bëri aq të varur sa që momenti më i rëndësishëm i ditës së tij ishte qëndrimi pranë telefonit duke pritur një tjetër mesazh “të personalizuar”.
Më në fund, pasi gruaja e qortoi për kohën e tepruar që kalonte në telefon, Jiang i kërkoi shkurorëzim bashkëshortes, në mënyrë që t’i kushtohej plotësisht gruas të krijuar nga AI. /Telegrafi/

















































