Jemi kundër koalicionit të PSHDK-së me PDK-në, sepse ky koalicion, u fabrikua dhe u orkestrua pa një debat të brendshëm, pa qartësi politike dhe si i tillë ishte kundër vlerave për çka angazhohet PSHDK-ja dhe është në kundërshtim me filozofinë politike demokristiane. Janë këto arsye dhe shumë tjera, të cilat na shtyjnë të deklarojmë publikisht se ne jemi kundër këtij koalicioni, thuhet në një deklaratë për media të nënshkruar nga gjashtë anëtarët e kreyesisë së PSHDK-së, Ndue Ukaj, Gjon Berisha, Prend Buzhala, Engjëll Duzhmani, Brikena Ceraja-Beka, Arben Kqira.

“Vlerësojmë po ashtu, se me këtë koalicion, PSHDK-ja ka dalur nga natyra e saj politike dhe ideologjike.


Ne jemi të bindur se një parti politike, kuptimin e ekzistencës e gjen vetëm duke pasur parime dhe identitet të qartë politik, ideologjik dhe kulturor. Prandaj, nuk mund të jemi pjesë e një koalicioni, që synon tjetërsimin e historisë sonë kombëtare, mohon figurat kombëtare dhe identitetin europian të Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu, ne njoftojmë opinionin dhe elektoratin demokristianë, se tani e tutje, do të veprojmë si senatorë demokristianë, pjesë e Senatit Demokrisitan Mbarëkombëtar, me seli në Tiranë”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga 6 anëtarë të Kryesisë së PSHDK-së. /Telegrafi/