LAJMI I FUNDIT:

Kumbullat e thata kundër aterosklerozës

Kumbullat e thata kundër aterosklerozës

Një studim në kafshë eksperimentale ka treguar se konsumimi i kumbullave të thatë ngadalëson zhvillimin e aterosklerozës, sëmundje inflamatore e enëve të gjakut e cila sjell deri te paraqitja e sëmundjeve të rënda kardiovaskulare dhe konsiderohet si shakatari udhëheqës i vdekshmërisë në kohën kur jetojmë.

Kumbullat e thata janë konsideruar pozitive për aparatin tretës, mirëpo studimi i ri tregon për ndikimin e tyre pozitiv në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Më parë, po ashtu është treguar se kumbullat e thata ulin nivelin e LDL-kolesterolit (kolesterolit të keq), dhe në këtë mënyrë parandalojnë edhe zhvillimin e aterosklerozë.

Kumbullat e thata përmbajnë përbërës të ndryshëm, siç janë kaliumi, magnezi dhe bori, të cilët kanë aktivitet të lartë antioksidues dhe mendohet se është pikërisht kjo arsyeja për veprimin pozitiv në shëndet.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori