Roma ka shënuar fitore ndaj Real Betis me rezultat 2-0 në 1/8 e Ligës së Evropës.
Mbrojtësi shqiptar edhe pse luajti 45 minuta, arriti të shënojë golin e dytë të kësaj fitoreje.
Ai nga SofaScore është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 7.5.
Kumbulla kishte tri ndërhyrje në top, dy ndërprerje të aksioneve dhe dy spastrime.
Ai kishte 16 nga 19 pasime të saktë, ndërsa fitoi gjashtë duele nga nëntë sa kishte.
Stephan El Shaarawy po ashtu u vlerësua lartë me notën 7.3, ndërsa më i dobëti ishte Alex Remiro me 5.9. /Telegrafi/