Kulla e shndërruar në bujtinë

Objekti 155 vjet i vjetër, dikur në tre kate ishte i banueshëm nga anëtarët e një familjeje. Por, tash ai shfrytëzohet për përdorim edhe më të gjerë: është shndërruar në bujtinë.
Zymer Krasniqi dikur kishte shërbyer si i ri në odën e burrave. Tash të njëjtën gjë e bën i biri Rexhepi (20).
Kulla kishte pësuar dëme të mëdha në luftën e fundit në Kosovë, por Krasniqi me vetiniciativë pas luftës ia kishte nisur punës që ta rinovonte atë.
“Kishat kryesore na i ka uzurpuar Serbia, xhamitë na i ka imponuar feja, e kullat janë ato që i kemi tonat”, thotë Krasniqi në kullën që tash njihet si “Konaku i Ramë Zyberit” në Junik.
“Nuk jam pishman për asnjë cent që e kemi investuar”, thotë ai me bindje, në odën e burrave në katin e tretë të kullës.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































