Site icon Telegrafi

Kujdesi me ushqimin, Shqipëria është një nga vendet që ushqehet më mirë në rajon, flet eksperti

(Foto: Pexels)

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zbuluar se sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40 për qind të vdekjeve në Evropë, që arrijnë në 10,000 vdekje në ditë, ose katër milionë në vit.

Për këtë arsye OBSH po u kërkon evropianëve të reduktojnë konsumimin e kripës.

Kapllan Sulaj, dekan i bioteknologjisë ushqimore në Universitetin Bujqësor tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se shqiptarët janë ndër popujt që ushqehen më mirë në Ballkan.

Ai solli në vëmendje grekët, që siç tha konsumojnë shumë mish, apo shqiptarët e Kosovës që konsumojnë shumë mish të përpunuar si suxhuk dhe qofte.

“Ne jemi kequshqyer vite më parë për shkak të krizës së ushqimeve, por pas 30 vjetësh kemi përmirësuar stilin e të ushqyerit, jemi vend mesdhetar dhe kemi nisur të përmirësohemi. Shqipëria është një nga vendet që ushqehet mire, edhe pse një pjesë nuk arrin të ushqehet në mënyrë cilësore. Grekët hanë më shumë mish se ne, janë të parët në Evropë dhe konsumimi i lartë i mishit tregon se marrin sasi të madhe të yndyrnave. Në Ballkan jemi nga vendet që ushqehemi më mirë, Kosova përdor shumë mishin e përpunuar, qoftë suxhuk që ka përqindje të lartë të kripës”, tha eksperti. /Telegrafi/

Exit mobile version