“Në Maqedoni ka 134 gjinekologë. Për tu përmbushur kriteret, nga një gjinekolog amë në 3000 gra duhet të ketë edhe 150 gjinekolog, pra në Maqedoni ka mungesë të 150 gjinekologëve.
Në 45 komuna në Maqedoni nuk ka asnjë gjinekolog, ndërsa në 24 komuna numri i gjinekologëve është i pamjaftueshëm”, deklaroi Borjan Pavlovski- Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe barazi të grave.

Përveç kësaj, në Maqedoni shënon rritje edhe numri i vdekshmërisë së foshnjave të sapolindura.


“Në vitin 2010 ishte 7.6, në vitin 2014 kishte rritje prej 9.9 për 1,000 lindje të gjalla, që është pothuajse dyfishi i mesatares së Bashkimit Evropian”, theksoi Borjan Pavlovski, Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe barazi të grave.

Në rastet më të shpeshta gjinekologët mungojnë në komunat rurale. Nuk ka gjinekolog edhe në komunën e Shuto Orizarës, ku gratë udhëtojnë rreth shtatë kilometra për të fituar kujdes mjekësor. Ndryshe, edhe pas pesë ditëve nga vdekja e lehonës në spitalin e Prilepit, Prokuroria publike thotë se hetimi vazhdon. Nga mjekësia ligjore konfirmuan se autopsia ka përfunduar, por tani punohet në analizat. /Telegrafi/