LAJMI I FUNDIT:

Kujdes! Të dehurit në rrugë

Kujdes! Të dehurit në rrugë

Autoritetet rumune në Pecic, kanë vendosur një shenjë komunikacioni në rrugë e cila sinjalizon shoferët të jenë të kujdesshëm sepse ka njerëz të dehur.

Kryetari i qytetit Petru Antal, shpreson se në këtë mënyrë do të zvogëlojë numrin e fatkeqësive në komunikacion. “Kujdes – të dehurit” ka edhe pjesën vizive – një njeri i cili ecë me këmbë e duar me një shishe rakie në dorë.

Kryetari i qytetit tha se shoferët, edhe pse pa fajin e tyre, shkelin shpesh banorët lokalë, të cilët pëlqejnë aq shumë kafetë dhe klubet e natës sa që mezi kthehen në shtëpi të gjallë.

Ai shpreson se shenjat do të zvogëlojnë numrin e fatkeqësive dhe mendon se shenja nuk do të lë përshtypje të gabuar tek banorët. /Telegrafi/