LAJMI I FUNDIT:

Kubis: Pa rezolutë të OKB-së nuk e njohim pavarësinë

Kubis: Pa rezolutë të OKB-së nuk e njohim pavarësinë

Pa rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Sllovakia nuk do të mund e pranonte pavarësinë e Kosovës, u ka thënë ministri i jashtëm i Sllovakisë, Jan Kubis liderëve kosovarë në New York.

Siç ka njoftuar sot Ministria e Jashtme sllovake, Kubis është takuar me zyrtarët kosovarë gjatë mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe ata i kanë paraqitur vizionin e Kosovës së pavarur, si zgjidhje e qëndrueshme, që e mbështetë pjesa më e madhe e banorëve të saj.

"Sllovakia, pa rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk do të mund e pranonte pavarësimin e Kosovës vetëm në bazë të shpalljes së njëanshme të pavarësisë", ka thënë ministri i Jashtëm, Kubis, dhe ka tërhequr vërejtjen se, "hapat e njëanshëm të cilës do palë mund ta përkeqësojnë gjendjen jo vetëm në rajon por edhe jashtë tij".

Sipas njoftimit, Sllovakia është e gatshme që të ndihmoj që Bashkimi Evropian të arrijë konsensus për çështjen e dërgimit të misionit të BE-së në Kosovë. /REL/