LAJMI I FUNDIT:

“Ku është Jackie?”, Biden e kërkon kongresmenen e ndjerë gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë

“Ku është Jackie?”, Biden e kërkon kongresmenen e ndjerë gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thirrur ish-kongresmenen e ndjerë republikane, Jackie Walorski, e cila vdiq në një aksident me veturë në muajin gusht, gjatë një fjalimi të mërkurën në Konferencën e Shtëpisë së Bardhë mbi urinë, ushqyerjen dhe shëndetin.

Biden falënderoi të gjithë, duke veçuar Walorskin dhe ligjvënës të tjerë, për punën e tyre mbi urinë, ndërsa foli për përpjekjet e administratës së tij për t’i dhënë fund urisë në SHBA deri në vitin 2030.

“Jackie, je këtu? Ku është Jackie? Nuk mendoj se ajo do të ishte këtu”, tha Biden.


Walorski dhe dy nga anëtarët e stafit të saj të kongresit vdiqën në gusht gjatë një përplasjeje kokë më kokë në Indianën veriore. Ajo ishte 58-vjeç.

Walorski, e zgjedhur për herë të parë në Kongres në vitin 2012, shërbeu si bashkëkryetare e Grupit të Urisë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Biden lëshoi një deklaratë pas vdekjes së kongresmenes në muajin gusht, duke thënë se ai dhe Jill Biden ishin “të tronditur dhe të pikëlluar” dhe se ai vlerësonte ndihmën e kongresmenes në planifikimin e konferencës së urisë.

“Jill dhe unë jemi të tronditur dhe të pikëlluar nga vdekja e kongresmenes Jackie Walorski nga Indiana së bashku me dy anëtarë të stafit të saj në një aksident automobilistik sot në Indiana”, thuhej në deklaratën e Bidenit më 3 gusht.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me gafën. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Interesante
Vajza e vogël donte ta mbante në krah vëllanë - momenti emocionues filmohet nga nëna e tyre

Vajza e vogël donte ta mbante në krah vëllanë - momenti emocionues filmohet nga nëna e tyre

Fun
Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit

Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit

Virale
Gruaja u tregoi mikeshave më të mira se ishte shtatzënë - shikoni reagimin e tyre

Gruaja u tregoi mikeshave më të mira se ishte shtatzënë - shikoni reagimin e tyre

Fun
Po eksploronin ujërat në Britani, zhytësit i viziton “një mysafir i paftuar” – balena e hedh disa metra larg njërin prej tyre

Po eksploronin ujërat në Britani, zhytësit i viziton “një mysafir i paftuar” – balena e hedh disa metra larg njërin prej tyre

Interesante
As orët e para të mëngjesit nuk e penguan të vallëzojë – punonjësi i aeroportit në Houston argëton pasagjerët me lëvizjet e tij unike

As orët e para të mëngjesit nuk e penguan të vallëzojë – punonjësi i aeroportit në Houston argëton pasagjerët me lëvizjet e tij unike

Interesante
Kalo në kategori