LAJMI I FUNDIT:

Kthehet në punë shtatë orë pasi lind fëmijën

Kthehet në punë shtatë orë pasi lind fëmijën

Helen Wright, mësuese në shkollën e vajzave në Wilshire, u kthye në punë me Jessican në dorë, vajzën e porsalindur, sepse mendoi se detyra e saj është ta vazhdojë punën.

Britanikja Helen Wright, nëna e dy fëmijëve, e cila ka lindur fëmijën e tretë në mëngjes dhe u kthye në punë në kohën e drekës, e lumtur që aq shpejtë mundi ta vazhdojë punën, tha se nxënëset u emocionuan kur panë foshnjën.

Megjithatë shumë prindër reaguan negativisht ndaj veprimit të mësueses duke thënë se ajo paraqet një shembull të keq.

Në portalin francez Zigonet, i cili publikoi lajmin i pari, reagimet në përgjithësi janë negative dhe flasin për egoizmin e nënës e cila më shumë kujdeset për punën sesa për fëmijën e porsalindur, duke ia rrezikuar bile edhe jetën duke e ekspozuar në një numër të madh të fëmijëve. /Telegrafi/